Kandidatja për deputete nga LDK, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje në tubimin e partisë në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” në Gjilan.
Tubimi nis nga ora 18:00.
“Të dashur gjilanas,
Neser në orën 18:00 ju ftojmë në sheshin ‘Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”.
Le të mbushim sheshin me shpresë, energji dhe besim për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ju mirëpresim, bashkohuni edhe ju!”, thotë ajo.









