Liverpool-i e ka zgjedhur pasuesin e Arne Slot. Andoni Iraola, sipas Fabrizio Romano, ka firmosur kontratë deri në qershor 2028 dhe do të prezantohet zyrtarisht gjatë kësaj jave si trajneri i ri i “Reds”.
Tekniku spanjoll merr drejtimin e një skuadre me ambicie të mëdha, ndërsa drejtuesit e klubit besojnë se ai është profili i duhur për të hapur një cikël të ri suksesi në “Anfield”. Marrëveshja konsiderohet e mbyllur dhe tashmë pritet vetëm prezantimi zyrtar.
Iraola synon të ketë stafin e tij të besuar, duke kërkuar pranë vetes Pablo de la Torre, Tommy Elphick, Shaun Cooper dhe Tom Webber, emra që e kanë shoqëruar në eksperiencat e mëparshme.
Emërimi i 44-vjeçarit spanjoll shënon fillimin e një epoke të re për Liverpool-in, i cili pason holandezin Slot. Tifozët e kuq presin me entuziazëm nisjen e kapitullit të ri nën drejtimin e Iraola.
The post Iraola firmos me Liverpool-in, nis epoka e re në “Anfield”. Ja detajet e kontratës appeared first on Telesport.









