Brenda disa ditësh, Spanja do të nisë rrugëtimin në Botërorin 2026. Me listën përfundimtare të Luis de la Fuente tashmë të përcaktuar, futbollistët po përgatiten për objektivin madhor; fitimin e yllit të dytë botëror në historinë e futbollit spanjoll.
Për të treguar historitë pas suksesit të lojtarëve të kombëtares, gazeta “MARCA” ka nisur dokumentarin “Forjados: Cuna de Campeones”, i cili debuton me historinë e Lamine Yamal, një nga yjet më të mëdhenj të Spanjës dhe një nga emrat që pritet të lërë gjurmë në Botëror.
Episodi i parë zhvillohet në Rocafonda, lagjja ku u rrit talenti i ri. Aty dëgjohen dëshmitë e fqinjëve, kujtimet e fëmijërisë dhe rrëfimet e njerëzve që kontribuuan në formimin e tij te klubi i futbollit La Torreta. “Ishte ndryshe, kishte diçka të veçantë”, – thonë ata që e panë të rritej. Një cilësi që shfaqet si në futboll, ashtu edhe në jetën e tij.
Rruga drejt majës nuk ishte e lehtë. Një nga vendimet më të vështira ishte zgjedhja për të përfaqësuar Spanjën. Familja e tij kaloi momente të vështira dhe, sipas dokumentarit, babai i Lamine duhej të përballonte shumë fyerje nga marokenët për shkak të këtij vendimi. Sot, megjithatë, familja sheh me krenari se si Yamal është kthyer në yllin e “La Roja” në prag të Botërorit.
The post Origjina e Yamal: “Babai duhej të duronte shumë fyerje nga marokenët pse zgjodhi Spanjën” appeared first on Telesport.









