Në një intervistë për “Ouest-France”, Didier Deschamps kujtoi dy finalet e humbura me Francën gjatë karrierës së tij si trajner. Trajneri që do të largohet pas Botërorit 2026 i quajti ato “zhgënjime shumë të forta”, duke përmendur “Euro 2016” dhe Botërorin 2022.
Për “Euro 2016”, e humbur në kohën shtesë, ai tha: “Më dhemb shumë, sepse nuk kishim fituar një trofe të madh prej vitesh. Me kalimin e kohës, ajo ndeshje mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë. Goli i Eder duhej të anulohej, po të kishte VAR asokohe, për një faull në nisje të aksionit, por kjo nuk e ndryshon historinë”.
Finalja e “Katar 2022” mbetet më e rënda: “Nëse duhet të zgjedh një, them finalen 2022, sepse ishte një mundësi e humbur në nivel botëror. Të jesh kampion bote është gjëja më e madhe që ekziston”.
The post Deschamps dhe finalet e humbura me Francën: VAR do ta kishte anuluar golin e Eder në “Euro 2016” appeared first on Telesport.









