Arjeta Salihu-Abazi beson se fuqizimi i gruas fillon aty ku bashkohen familja dhe shteti.

Sot, vajzat janë më të pranishme në arsim se kurrë më parë. Ato studiojnë, diplomojnë dhe dëshmojnë çdo ditë potencialin e tyre.

Kjo tregon se familjet tona i përkrahin vajzat, besojnë në to dhe investojnë në të ardhmen e tyre. Por sfida fillon pas diplomimit.

Vetëm 16.5% e grave janë të punësuara, ndërsa mijëra të tjera mbeten jashtë tregut të punës për shkak të mungesës së përkrahjes institucionale. Barra e kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit vazhdon të bjerë kryesisht mbi gratë, duke ua kufizuar mundësitë për punësim dhe zhvillim profesional.

Prandaj, fuqizimi i gruas nuk është betejë mes grave dhe burrave. Është përpjekje për mundësi të barabarta, për dinjitet dhe për një shtet që i mbështet familjet. Me 113 zotimet e LDK-së, synojmë të ndërtojmë çerdhe publike dhe qendra të kujdesit për të moshuarit, të krijojmë mundësi punësimi dhe aftësimi për mijëra vajza e gra, si dhe të forcojmë sigurinë sociale për familjet. Familja ka bërë pjesën e saj duke i përkrahur vajzat.

Tani është koha që edhe shteti të bëjë të vetën.

Më 7 qershori, numri 29 – Arjeta Salihu-Abazi.