As Napoli dhe as Juventus. Chiesa drejt rikthimit në Serie A, por me një destinacion surprizë

Federico Chiesa është shumë pranë rikthimit në Serie A, për shkak të minutazhit të paktë që ka pasur në dispozicion te Liverpool. Sulmuesi italian luajti një rol dytësor në sezonin e fundit dhe madje u la jashtë listës së Champions League.

Për Chiesa-n ka interes konkret nga të gjitha klubet e mëdha në Serie A, por Calciomercato raporton se një pretendent i ri është gati të bëjë një ofertë për 28-vjeçarin.

Bëhet fjalë për Como-n, ekip që do të luajë për herë të parë në historinë e saj në Champions League në sezonin e ri. Te Liverpool janë të hapur për largimin e Chiesa. Çmimi i vendosur nga të kuqtë është 15 milionë euro.

The post As Napoli dhe as Juventus. Chiesa drejt rikthimit në Serie A, por me një destinacion surprizë appeared first on Telesport.