Kandidati për deputet nga PDK, Kujtim Demiri ka folur për vlerat e Drenicës, duke e cilësuar atë si një vend që ka formuar gjenerata të tëra me frymë rezistence dhe dashurie për vendin.
Demiri tha se javët e fundit është diskutuar shpesh për “mendësinë e Drenicakëve”, të cilën ai e përshkroi si karakter të fortë të mosnënshtrimit dhe kundërshtimit të padrejtësive.
Ai u shpreh krenar për prejardhjen e tij nga Drenica, duke përmendur figurat historike që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e Kosovës, si dhe luftëtarët që kontribuan në lirinë e vendit.
“Faleminderit rinia e Skenderajit për pritjen dhe përkrahjen që po me mbush me vullnet e energji të madhe për rrugën që e kam nisur. Prandaj, bashkë t’i themi STOP krizës e t’i presim çlirimtarët tonë me fitore”, shkroi Demiri.









