Rrahman Rama në vizita që promovojnë punën, kulturën dhe arsimin

Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama sot ka vizituar biznesin familjar “Rezalla” për të cilin thotë se është shembull i përkushtimit dhe punës së ndershme.

Po ashtu, Rama vizitoi familjen e shkrimtarit dhe atdhetarit të njohur, Jakup Ceraja, ku biseduan për vlerat tona kombëtare, trashëgiminë kulturore dhe rëndësinë e ruajtjes së identitetit tonë.

Më tej, Rama ka vizituar edhe shkollën e gjuhëve të huaja në Vushtrri, “Pro English Center”, e cila prej vitesh kontribuon në ngritjen arsimore të të rinjve në atë qytet.

“Përveç pritjes miqësore, më emocionuan me një dhuratë simbolike, por që për mua ka shumë vlerë”, thotë ai.