Lushaku-Sadriu: Ministrat e arsimit ikën nga debati për arsim, se s’kanë çka me kallxu.

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar Qeverinë Kurti për, siç tha ajo, mungesën e prioritetit në sektorin e arsimit.

Përmes një reagimi pas një debati të organizuar për çështjet e arsimit, Lushaku-Sadriu tha se as ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe as ministri aktual, Hajrulla Çeku, nuk morën pjesë në diskutim.

“Ministrat e arsimit ikën nga debati për arsim, se s’kanë çka me kallxu.
Qeverisja Kurti, që kurrë arsimin se pat prioritet!”, ka shkruar ajo.

Sipas Lushaku-Sadriut, mungesa e përfaqësuesve të qeverisë në debat është tregues i mungesës së rezultateve në këtë sektor.