Gazetari Vullnet Krasniqi, ka dhënë sqarime në studion e Kosova Today lidhur atë se pse nuk i ka mbrojtur drenicasit pas deklaratës së Fitore Pacollit:
“Nëse kanë ardhur këtu me mentalitetin e Skenderajt, çka s’pritet prej tyre”, kishte deklaruar ajo.
Krasniqi foli në Klan Kosova rreth kësaj ngjarje.
“E kam pasur përballë Elmi Reçicën edhe kam qenë duke folur me të edhe nuk e kam dëgjuar hiç. E kam bërë një video, e kam sqaruar. Unë e kam bërë pyetjen dhe e kam parë Elmi Reçicën duke ardhur në shesh edhe kam dashur të flas edhe me të”, tha Krasniqi.
“Mentaliteti i Skenderajt me siguri e ka nënkuptuar dhunën. Nuk po e di çka ka nënkuptuar, por me siguri e ka kapur entuziazmi i pyetjes, sepse pyetjet e mia janë goxha provokative. Mundet me tingëllu që është shumë dashamirëse ose me spec, por tjetër kah është ideja”, theksoi ai.









