Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër, më 2 qershor, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit.
Sipas njoftimit në Facebook, ndërprerja do të bëhet për shkak të realizimit të disa punimeve teknike në rrjetin e ujësjellësit dhe do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 16:00.
Pa ujë do të mbesin zonat: Arbëria, Dardania, Rruga e Tiranës dhe rruga “Driton Hoxha”.
“Ekipet tona do të jenë të angazhuara për përfundimin e punimeve në kohën më të shkurtër të mundshme dhe rikthimin e furnizimit sa më shpejt”, thotë KRU./Klankosova.tv








