Përfundimisht, Muriq transferohet te skuadra e Seria A

Portieri i Kosovës, Aro Muriq do ta vazhdojë karrierën në Itali, pasi është transferuar te Sassuolo, ku deri më tani ishte i huazuar.

Muriq ishte pjesë e skuadrës angleze, Ipswich Town, që ka vendosur ta pranojë ofertën e Sassuolos për kosovarin.

Vet skuadra angleze ka njoftuar se Sassuolo e ka shfrytëzuar opsionin për ta blerë kartonin e Aro Muriqit.

Me skuadrën italiane, 27-vjeçari i kishte 32 paraqitje.

Muriq është zhvilluar te Manchester City. Ka luajtur edhe për NAC Breda, Nottingham, Girona, Willem II, Adana Demirspor, Burnley e Ipswich Town. /Klankosova.tv