Një aksident ka ndodhur sot brenda oborrit të QKUK-së.
Atje, një person ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së kryeqytetit.
“Rasti ka ndodhur në ora 11:30. Një person i lënduar”, deklaroi Pllana.
Tutje nuk bëhen të ditura detaje të tjera lidhur me aksidentin.









