Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Alisa Jetullahu, ka shënuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, me një mesazh urimi dhe reflektimi për rëndësinë e mirëqenies së fëmijëve në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jetullahu ka theksuar se fëmijët përbëjnë pasurinë më të çmuar të një vendi dhe se shoqëria duhet të angazhohet për krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e tyre.
“Sot është Dita e Fëmijëve. Dita që na kujton se pasuria më e madhe e një vendi nuk janë ndërtesat apo institucionet, por buzëqeshjet, ëndrrat dhe pafajësia e fëmijëve tonë”, ka shkruar ajo.
Më tej, kandidatja e LDK-së ka bërë thirrje për më shumë përkushtim në ndërtimin e një Kosove ku çdo fëmijë të ketë mundësi të rritet me dashuri, siguri dhe arsim cilësor.
“Le të punojmë për një Kosovë ku çdo fëmijë rritet me dashuri, siguri, arsim cilësor dhe mundësi për të ëndërruar pa kufi”, thuhet në mesazhin e saj.
Në fund të urimit, Alisa Jetullahu ka uruar të gjithë fëmijët me rastin e 1 Qershorit, duke përcjellë mesazhe pozitive dhe mbështetje për gjeneratat e reja.








