Turqi: Publikohen pamje të reja, i fejuari shihet duke sulmuar 30-vjeçaren para vdekjes

Janë publikuar pamje të reja nga nata e ngjarjes në Ankarë të Turqisë, ku 30-vjeçarja Turkan Biçer humbi jetën pasi ra nga ballkoni i banesës në katin e 7-të ku jetonte me të fejuarin e saj.

Sipas pamjeve të sigurisë që janë bërë pjesë e dosjes hetimore, i dyshuari – i cili ndodhet në paraburgim – shihet duke e kapur viktimën në fyt dhe duke e futur në ashensor.

Siç raportojnë mediat turke, ngjarja kishte ndodhur më 25 mars në lagjen Yenimahalle të Ankarasë, ndërsa hetimet për rastin po udhëhiqen nga Prokuroria e Përgjithshme e Ankarasë si hetim për vrasje të dyshuar.

I fejuari i viktimës, F.O., ishte arrestuar më herët dhe është dërguar në paraburgim pas procedurave hetimore, transmeton Klankosova.tv.

Familja e viktimës ka kërkuar që rasti të trajtohet si “vrasje me dashje”, duke pretenduar se ajo është vrarë nga i fejuari i saj.

Në pamjet e reja të sigurisë shihet gjithashtu momenti kur i dyshuari pas ngjarjes del me çarçaf dhe i afrohet trupit të viktimës.