Terapi hormonale për transgjinorët në Shqipëri, doktori: Bie ndesh me parimet e shërbimit shëndetësor

Një vendim i ri i Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri ka hapur debat të gjerë në opinionin publik. Për herë të parë, është paraparë që personat transgjinorë të kenë qasje në terapi hormonale në sistemin publik shëndetësor.

Doktori Ilir Allkja, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se dhënia e këtij shërbimi shëndetësor mund të dëmtojë organet e të njëjtëve, transmeton Klankosova.tv.

“Personat transgjinorë janë personat që kanë një çrregullim emocional dhe nuk janë të sigurt për identitetin e tyre seksual, dhe mjekësia iu vjen në ndihmë duke ndikuar nëpërmjet hormoneve shtesë, dhe nëpërmjet manipulimeve të tjera kirurgjike. Kjo për mua, dhe disa kolegë të mi, kjo bie ndesh me parimet bazë të dhënies së shërbimit shëndetësor”, tha mjeku.

Bona Miekley, psikologe, ishte e pajimit me atë që tha doktori Allkja.

“Kush do të donte që fëmijët e tyre të ndryshonin gjininë?”, shtroi pyetjen ajo ndër të tjera.