Brazili i Carlo Ancelottit e nisi në mënyrën më të mirë rrugëtimin drejt Botërorit, duke mposhtur Panamanë me rezultatin e thellë 6-2 në stadiumin legjendar “Maracanã”. Në qendër të vëmendjes ishte Vinicius Junior, i cili dha sinjalet e para të një forme të shkëlqyer.
Në një atmosferë elektrizuese, me tribunat të mbushura dhe tifozët që krijuan koreografi spektakolare, Brazili kaloi në avantazh pas vetëm një minute lojë. Casemiro rikuperoi topin në mesfushë, ndërsa Vinicius realizoi një gol të mrekullueshëm nga distanca. Megjithatë, Murillo barazoi për Panamanë pas një goditjeje dënimi të devijuar.
Më pas ndeshja u bë më e ekuilibruar, por Vinicius dhe Casemiro rikthyen avantazhin për vendasit para pushimit. Në pjesën e dytë, Ancelotti revolucionarizoi skuadrën me 10 zëvendësime dhe Brazili ndryshoi krejtësisht ritëm.
Rayan shënoi golin e tretë, ndërsa Lucas Paquetá dhe Igor Thiago çuan rezultatin në 5-1. Danilo realizoi të gjashtin me një aksion individual fantastik, përpara se Harvey të shënonte një gol spektakolar për Panamanë, vetëm për statistikë.
Brazili dominoi totalisht në pjesën e dytë dhe tregoi potencialin e madh që ka në prag të Kupës së Botës. Testi i parë për skuadrën e Ancelottit u kalua me nota shumë të larta, ndërsa Vinicius konfirmoi se është gati të jetë lideri i ri i “Seleçaos”.
The post Vinicius ndez “samba”-n e Brazilit në “Maracanã”, spektakël ndaj Panamasë në miqësore appeared first on Telesport.









