Diplomati Albert Prenkaj, të dielën në emisionin “Info Magazine”, ka komentuar deklaratën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili gjatë vizitës në Prishtinë tha se “kush e prek Kosovën, e prek edhe Shqipërinë”.
Prenkaj thotë se një mesazh i tillë vështirë se mund të jetë i pakoordinuar me aleatët ndërkombëtarë, përfshirë vendet e NATO-s, raporton Klankosova.tv.
“Pra, është një mesazh i qartë, i cili përcillet vendeve të aksit antiatlantik, që shkon nga Beogradi e deri në Moskë e tutje. Pra, është një qëndrim i qartë i shtetit shqiptar, jo veç në aspektin e sigurisë, por edhe në aspektin e bashkëpunimit”, deklaroi Prenkaj. /klankosova.tv









