Irani dhe ShBA raportojnë një valë të re sulmesh ajrore në Gjirin Persik

Sulmet ajrore midis ShBA-së dhe Iranit rifilluan gjatë fundjavës, pasi secila palë pretendoi se kishte goditur objektiva ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit.

Komanda Qendrore e ShBA-së (Centcom) tha se kreu “sulme vetëmbrojtëse ndaj radarëve iranianë dhe vendeve të komandës dhe kontrollit të dronëve në Goruk, Iran dhe ishullin Qeshm këtë fundjavë”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit tha se kishte shënjestruar një bazë ajrore të përdorur nga forcat amerikane në shenjë hakmarrjeje, por nuk tha se ku.

Më parë, mediat amerikane raportuan se Presidenti, Donald Trump kishte kërkuar “ndryshime” në kushtet e fundit të një propozimi që mund të çonte në një marrëveshje paqeje, dhe nuk kishte shenja të ndonjë përparimi.