Zgjedhjet presidenciale në Kolumbi do të shkojnë në balotazh më 21 qershor midis një kandidati të krahut të majtë dhe një të krahut të djathtë në skajet e kundërta të spektrit politik, pasi votimi i së dielës nuk nxori asnjë fitues të përgjithshëm.
Abelardo de la Espriella i krahut të djathtë, një admirues i Donald Trump, doli i pari në votim, i ndjekur nga afër nga senatori i krahut të majtë Ivan Cepeda, një aleat i presidentit aktual, Gustavo Petro, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Fushata u shoqërua me dhunë, duke përfshirë sulme me dronë, rrëmbime, vrasje dhe vrasjen e një kandidati presidencial në një tubim vitin e kaluar.
Të dy burrat ofrojnë vizione të ndryshme se si të zgjidhet konflikti i dhunshëm i brendshëm i armatosur në Kolumbi, i cili ka zgjatur me dekada, por është rigjallëruar vitet e fundit.
Kolumbia voton sot për presidentin e ri, rezultatet përcaktojnë raportin me ShBA-në









