Sipas La Gazzetta dello Sport dhe shumë burimeve të tjera mediatike nga Italia, Inter është shumë afër transferimit të Marco Palestra. 21-vjeçari shkëlqeu në sezonin e fundit në Serie A, ku ishte i huazuar te Cagliari, ndërsa tani është rikthyer tek Atalanta.
Shifra e kërkuar nga Atalanta është 50 milionë euro dhe tek Inter janë të vetëdijshëm, që klubi bergamask nuk ka për të lëvizur aspak nga shuma e kërkuar.
Palestra do të jetë transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e Interit, duke lënë pas emra të njohur si Christian Vieri, Joao Mario etj. Ndërsa vendi i parë mbahet nga Romelu Lukaku, për të cilin zikaltrit paguan 74 milionë euro në vitin 2019.
Ardhja e Palestra hap rrugën për largimin e Denzel Dumfries. Për holandezin ka interes konkret nga Barcelona dhe Liverpool. Ai ka një klauzolë largimi prej 25 milionë eurosh.
The post Inter e nis vrullshëm merkaton, transferimi i parë do të jetë për shifrën 50 milionë euro appeared first on Telesport.









