Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka bërë të ditur se ditën e sotme e ka nisur me një takim me aktivistë dhe mbështetës të hershëm të kësaj partie nga fshati Stanoc.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka vlerësuar kontributin e tyre ndër vite, duke theksuar se ata kanë dhënë shumë për PDK-në në një periudhë të rëndësishme për vendin.
“Këta njerëz që dhanë shumë nga vetja për PDK-në, meritojnë respekt të vazhdueshëm, sepse kontributi i tyre u dha në një kohë shumë të nevojshme për vendin”, ka shkruar Rama.
Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për situatën politike dhe sfidat aktuale, ndërsa ka theksuar se së bashku me mbështetësit e tij janë zotuar për angazhim të përbashkët kundër, siç e ka quajtur ai, keqqeverisjes.
“U besatuam që së bashku t’i themi STOP keqqeverisjes!”, ka deklaruar kandidati i PDK-së.








