Kandidatja e LDK-së për deputete, Doarsa Kica-Xhelili ka komentuar rastin e publikimit të mesazheve në WhatsApp të Rozeta Hajdarit nga mediumi Paparaci.
Ajo ka thënë se këto biseda konfirmojnë se partia në pushtet ka gënjyer vazhdimisht për skandalin.
“Bisedat e WhatsApp deshmojne ate qe ua kemi thene qe ne fillim per skandalin me rezervat shteterore: kane genjy VAZHDIMISHT”, ka thënë ajo.









