Abdixhiku nga Klina me zotim për rritje të pagave për policët, ushtarët, infermierët dhe zjarrëfikësit: 900 euro pagë

Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të mbajtur në Klinë foli për programin e tij qeverisës.

Ai premtoi koeificient 150 euro për 80 mijë punëtorët e sektorit publik.

‘’Ne do ta ngrisim dinjitetin e punës në Republikën tonë. Mësuesi do të ketë pagë 1000 euro. Polici, ushtari, infermieri dhe zjarrfikësi do të kenë paga nga 900 euro në muaj. Dhe koeficienti 150 do të zbatohet për mbi 80 mijë punëtorë publikë të Kosovës, që në javën e parë të qeverisë’’.