E BUJSHME: Arne Slot, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Milanit? Zbulohet prapaskena e fundit

Pas dështimit të plotë në sezonin e fundit, Liverpool zyrtarizoi mesditën e sotme shkarkimin e Arne Slot. Por, menjëherë holandezi është bërë protagonist dhe po përflitet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Milanit.

Gazetari i njohur, Sacha Tavolieri, ka zbuluar në rrjetet e tij sociale, se Arne Sot është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kuqezinjve. Ndërsa Ramon Planes, do të jetë drejtori i ri sportiv.

58-vjeçari ka mbajtur më parë këtë post tek disa klube të njohura, dy të fundit janë Real Betis dhe Al-Ittihad. Sipas raportimit në fjalë, po zhvillohen bisedimet mes palëve.

Vendimtar në zgjedhjen e trajnerit të ri të kuqezinjve do të jetë Zlatan Ibrahimovic, i besuar i Gerry Cardinale.

The post E BUJSHME: Arne Slot, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Milanit? Zbulohet prapaskena e fundit appeared first on Telesport.