Hasanpapaj: Qeveria po mashtron për reformat në drejtësi, gjyqësori mbrohet duke i qëndruar larg

Kandidati për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka thënë se Qeveria është duke mashtruar me paraqitjen e “reformave” në drejtësi.

Hasanpapaj, me profesion jurist, ka thënë se drejtësia më së miri mbrohet kur nuk pengohet.

Ai ka dalë kundër takimeve të eksponentëve të Vetëvendosjes me anëtarë të sistemit prokurorial e gjyqësor.

“Drejtësia më së miri mbrohet kur nuk pengohet. Ekzekutivi dhe legjislativi detyrë primare e kanë me siguru pavarësinë e gjyqësorit në mënyrë direkte dhe indirekte, e cila bëhet duke mos iu përzi në punë, duke mos i thirrë në takime siç po i thërrasin, por mbi të gjitha me buxhet dhe duke i miratuar ligjet e nevojshme që ata t’i kenë në dispozicion, e jo duke bërë filma gjasmë se dojnë ta reformojnë”, ka thënë ai në VV Show.

Hasanpapaj ka marrë për bazë deklaratat e anëtarëve të VV-së, të cilët po e paraqesin ligjin për Byron për Konfiskimin e Pasurisë të Pajustifikueshme si të arritur të kësaj qeverie.

Fatkeqësisht si rezultat i sanksioneve edhe ekspertiza ndërkombëtare ka shkuar në largim e sipër. Kishim një prani më të madhe ndërkombëtare por kemi rrëshqitur në një moment ku s’kemi prani ndërkombëtare nuk kemi ekspertizë ndërkombëtare, një qeveri që edhe instrumentet ligjore i shëndrron në instrumente politike, siç është byroja. Që 6 vjet se kanë miratuar ligjin dhe thonë e kemi bërë byronë dhe mashtrojnë në mënyrë më barabare të mundshme. Byroja s’është miratuar, ka kaluar vetëm në lexim të parë dhe kuvendi është shpërndarë çfarë do të thotë se ligji do të kthehet në pikën zero. Edhe drafti i miratuar ishte skandaloz, ishte për të ngjallur frikë dhe nuk ishte instrument në dorën e gjyqësorit”, ka thënë Hasanpapaj.