Alessandro Bastoni është një nga objektivët kryesor të Real Madridit për merkaton e verës. Italiani është kërkuar me ngulm nga Jose Mourinho, i cili e sheh 26-vjeçarin si profilin e duhur për të udhëhequr mbrojtjen e “Los Blancos”.
Tuttosport zbulon një prapaskenë interesante, sipas të cilës Inter dhe Real Madrid mund të projektojnë një shkëmbim të bujshëm në merkato. Zikaltrit mund të kërkojnë “kokën” e Arda Guler në këmbim të Bastonit.
Vlera e lojtarëve në treg është pak a shumë e njëjtë. Megjithatë, do të jetë Jose Mourinho i cili do të vendosë përfundimisht për fatin e Arda Guler, nëse do t’i besojë një rol protagonisti në ekip apo do ta lërë jashtë projektit të tij, gjë që do shtynte fantazistin turk drejt largimit.
The post Bastoni te Reali, ylli i madrilenëve tek Inter. Projektohet shkëmbimi i bujshëm mes dy klubeve appeared first on Telesport.









