Kandidati i Arben Gashi për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar një mesazh mobilizues në rrjetet sociale, duke theksuar vazhdimin e angazhimit politik dhe besimin për të ardhmen e Kosovës.
Në postimin e tij, Gashi shkruan se “këtu ia nisim sërish”, duke potencuar se mbështetja dhe vullneti për ndryshim nuk janë shuar.
“Ka shpirt. Këtu ia nisim sërish. Me besim që nuk u shua kurrë, me njerëz që nuk u dorëzuan kurrë, dhe me vullnet për ta çuar Kosovën përpara. Rruga vazhdon. Bashkë”, ka shkruar ai.
Mesazhi i kandidatit të LDK-së vjen në kohën kur partitë politike kanë intensifikuar aktivitetet dhe komunikimin me qytetarët në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.









