Organizata Demokracia në Veprim ka prezantuar planin e vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, duke vlerësuar se fushata në terren dhe online ka nisur prej kohësh.
DnV-ja ka shprehur shqetësim për vendimet qeveritare që kanë ndikuar në integritetin e procesit zgjedhor para fillimit zyrtar të fushatës.
Në ditën e zgjedhjeve do të angazhohen rreth 500 vëzhgues në të gjitha komunat, sipas metodologjisë PVT.
“Vëzhguesit e DnV do të përcjellin 11 televizione në gjuhën shqipe dhe serbe, me fokus në hapësirën që u jepet kandidatëve,” tha Eugen Cakolli.








