Aktakuzë ndaj një personi, tentoi të fuste në qarkullim 100 mijë euro false

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Sipas aktakuzës, më  9 dhjetor të vitit 2024, rreth orës 15:10, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, i pandehuri me inicialet S.S, posedonte bankënota false, të cilat kishte tentuar t’i fusë në përdorim, në shumën totale prej 105 mijë eurosh.

Ekspertiza e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ka konstatuar se të gjitha bankënotat ishin të falsifikuara, bën të ditur Porkuroria