Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se i pret qytetarët në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, nga ora 18:00.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar, “Të bashkohemi për Kosovën”.
Ndërkohë, nga sot ka nisur fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 7 qershor.









