Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelala Sveçla, nuk ka treguar nëse janë koordinuar me KFOR-in dhe institucionet tjera ndërkombëtare për themelimin e xhandarmerisë.
Në konferencën për media, ai ka thënë pjesë e këtij grupi janë vetëm institucionet e Kosovës.
Gjithashtu, ai ka injoruar pyetjen nëse ky mekanizëm mund të këtë kufizime në veri.
“Pjesë e grupit punues janë përfaqësuesi e institucioneve të Kosovës, duke filluar nga MPB, policia, AME dhe institucionet tjera që merren me siguri. Në vazhdimësia, siç e theksave, ne do të bisedojmë me të gjithë aktorët tjerë, në mënyrë që të gjitha idetë sugjerimet apo modelet që mund të inkorporohen në kuadër të xhandarmerisë së Republikës së Kosovës t`i kemi parasysh”, ka thënë Sveçla.
Ndër të tjera, ai ka treguar për detyrat e këtij grupi.
“Grupi punës është duke punuar në analizimin e aspekteve ligjore, institucionale, organizative, financiare edhe operacionale të themelimi të xhandarmeri si agjenci ekzekutive në kuadër të MPB-së përmes ligjit te veçantë”, ka thënë ai.









