“Tifozë të Juventus, e di që nuk ka fjalë që mund të shprehin sa të frustruar dhe të zhgënjyer jemi që nuk i arritëm qëllimet tona.” Kështu filloi postimi i Francisco Conceiçao në profilin e tij në Instagram.
“Ne nuk ia dolëm mbanë dhe ju, që jeni shpirti i këtij klubi, nuk e meritoni,” shtoi portugezi pas zhgënjimit të Juventus për t’u kualifikuar në Champions League sezonin tjetër, pasi zuri vendin e gjashtë.
“Megjithatë, në jetë gjithçka është një fillim i ri dhe ne do të bëjmë atë që ky klub është mësuar gjithmonë: të ngremë kokën dhe të punojmë edhe më shumë për t’u rikthyer në triumf dhe për ta sjellë klubin aty ku me të vërtetë meriton të jetë”, tha portugezi.
Në fund, Conceiçao deklaroi: “Sot ndjesia është një zhgënjim, por nesër do të jetë ndryshe, besoni në të. Faleminderit për mbështetjen tuaj gjatë gjithë sezonit; pasioni dhe zëri juaj do të shpërblehen përsëri.”
The post Conceiçao bën premtimin e madh: Të zhgënjyer, por e nesërmja do të jetë një fillim i ri për Juve appeared first on Telesport.









