Kongresistët e SHBA, Self dhe Subramanyam dot takohen me Kurtin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të presë sot në takim dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, takimi do të mbahet më 27 maj 2026, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 11:50.

Delegacioni i kongresistëve amerikanë, i udhëhequr nga republikani Keith Self, ka mbërritur sot në Kosovë, ku fillimisht është pritur nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati në kampin Bondsteel.

Siç është njoftuar, delegacioni do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe me autoritetet amerikane dhe ndërkombëtare të sigurisë. Po ashtu, janë paralajmëruar takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.