Trajneri Pep Guardiola tashmë ka mbyllur kapitullin më të rëndësishëm të karrierës së tij, duke i thënë lamtumirë Manchester City pas 10 vitesh, ku fitoi 20 trofe.
Por çfarë rezervon e ardhmja për trajnerin spanjoll? “Nuk kam ndonjë plan konkret për të ardhmen time. Për momentin do të ndalem për të pushuar dhe shkoj për të rikuperuar kohën që kam humbur me fëmijët e mi”, tha Guardiola.
Më tej, trajneri spanjoll komentoi: “Ata janë rritur dhe ka shumë gjëra që nuk i kam bërë dhe dua t’i bëj. Kështu që nuk mendoj për asnjë sekondë për asgjë që lidhet me futbollin për vitet e ardhshme. Duhet të pushoj, duhet të reflektoj”.
“Pas kësaj, do të shohim se çfarë ndodh. Nuk kam një plan, është thjesht dëshira që të pushoj dhe të bëj shumë gjëra që nuk i kam bërë në të kaluarën, gjëra budallallëqe“, përfundoi komentin e tij Pep Guardiola.
The post Pep: Nuk kam plane për të ardhmen, dua të bëj “budallallëqe” që nuk i kam bërë më parë appeared first on Telesport.









