“Makineria” e Interit kampion dominon Serie A, ja top-formacioni i sezonit sipas Opta-s

Sezoni 2025/26 në Serie A prodhoi yje të rinj, konfirmoi kampionë të mëdhenj dhe riktheu në skenë disa protagonistë absolutë. Sipas analizave statistikore të Opta-s, është përzgjedhur formacioni ideal i kampionatit italian, bazuar në rendimentin individual, ndikimin në lojë dhe numrat gjatë gjithë sezonit.

Interi e dominon këtë “top 11”, duke konfirmuar forcën e skuadrës zikaltër në një sezon ku Lautaro Martínez dhe Federico Dimarco ishin ndër lojtarët më vendimtarë të kampionatit. Lautaro e mbylli sezonin si një nga golashënuesit më të mirë me 17 gola, ndërsa Dimarco udhëhoqi Serie A për asistet mes mbrojtësve.

Në portë spikat Carnesecchi i Atalantës, sërish një nga “gardianët” më të mirë të Italisë, falë pritjeve vendimtare dhe vazhdimësisë gjatë sezonit. Në mbrojtje bie në sy edhe Marco Palestra i Cagliarit, i shpallur “Mbrojtësi i Vitit” në Serie A.

Mesfusha ka “magjinë” e Nico Paz. Talenti i Comos zhvilloi një sezon spektakolar me 13 gola dhe 8 asistime, duke u shpallur mesfushori më i mirë i Serie A nga organizatorët e kampionatit. Në sulm nuk mungon Malen, që udhëhoqi Romën drejt kualifikimit në Champions. Ja formacioni ideal i Serie A 2025/26 sipas Opta-s (4-2-3-1):

Mund të jetë një grafik i teksti që thotë "OPTA TOP OPTATOPXI XI SERIE A SERIEA2025/26 A2025/26 F.DIMARCO F. L. DA CUNHA M. AKANJI M. CARNESECCHI 1 LAUTARO M. H.ÇALHANOGLU H. G.MANCINI G. MANCINI NICO NICOPAZ PAZ D. D.MALEN S. MCTOMINAY M. M.PALESTRA ፀ Opta DYSTATSPERFORM STATS TSP STA"

Kjo 11-she pasqyron dominimin e Interit, shpërthimin e talenteve të rinj si Paz dhe Palestra, por edhe vazhdimësinë e yjeve të mëdhenj të Serie A. Opta u bazua te statistikat e avancuara, ndikimi në ndeshje, golat, asistet, rastet e krijuara dhe stabiliteti gjatë sezonit.

The post “Makineria” e Interit kampion dominon Serie A, ja top-formacioni i sezonit sipas Opta-s appeared first on Telesport.