Hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik, intervistohet një person në Prishtinë

Një person është intervistuar nga autoritetet policore në Prishtinë, pasi dyshohet se ka hyrë pa autorizim në një sistem kompjuterik dhe ka shkarkuar të dhëna, duke penguar funksionimin e rregullt të sistemit.

Sipas policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, është marrë në pyetje lidhur me rastin e “hyrjes së paautorizuar në sistem kompjuterik”.

Gjatë veprimeve hetimore, në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një laptop dhe një telefon celular, të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

“Prishtinë / 25.05.2026 – 16:30. Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pa autorizim ka hyrë dhe ka shkarkuar të dhëna nga një sistem kompjuterik duke penguar funksionin e rregullt të sistemit. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një llaptop, një telefon celular si mjete të përdorura për kryerjen e veprave penale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.