Abdixhiku nga Lugu i Baranit: Kur populli zgjohet, ndryshimi nuk ndalet

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, si dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, kanë qenë të pranishëm në shumë tubime, edhe gjatë mbrëmjes të së hënës.

Pas aktiviteteve të shumta në Prishtinë dhe në disa vende tjera, në mbrëmje ata janë pritur nga qytetarë të shumtë në Lugun e Baranit.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kur populli zgjohet, ndryshimi nuk ndalet.

“Kur populli zgjohet, ndryshimi nuk ndalet. Kur njerëzit bëhen bashkë, shpresa bëhet lëvizje. Lidhja është gati!”, ka shkruar Abdixhiku.