Daut Haradinaj: Çdo dorë që e shtrëngoj, më jep siguri që ky vend ka të ardhme

Kandidati për deputet nga Aleanca, Daut Haradinaj, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore, duke ndarë edhe momente nga terreni përmes fotografive të publikuara në rrjete sociale.

Në postimin e tij, Haradinaj është parë duke takuar dhe përshëndetur qytetarë në disa zona, ku thekson rëndësinë e afërsisë me njerëzit dhe mbështetjen që merr nga ata.

“Çdo dorë që e shtrëngoj, më jep siguri që ky vend ka të ardhme”, ka shkruar ai.