Gjendje alarmante me mbeturina në Fushë Kosovë

Banorët e Fushë Kosovës po përballen me gjendje të rënduar nga mbeturinat e grumbulluara në disa pjesë të qytetit.

Në disa lagje, kontenierët janë të tejmbushur, ndërsa mbeturinat janë shpërndarë edhe përreth tyre.

Era e rëndë dhe mungesa e pastrimit të rregullt po e vështirësojnë përditshmërinë e qytetarëve.

Banorët thonë se kjo situatë po përsëritet prej ditësh dhe kërkojnë reagim më të shpejtë nga institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen e pastërtisë publike.

Një banor për Klan Kosova i bëri thirrje komunës që të bëjë largimin e menjëhershëm të mbeturinave.

Si pasojë e tyre, telash po paraqitet edhe era e padurueshme.