Bardhyl Hasanpapaj falënderon mërgatën në Zvicër për mbështetjen e jashtëzakonshme

Kandidati për deputet nga LDK, Bardhyl Hasanpapaj, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj bashkatdhetarëve në Zvicër për pritjen dhe mbështetjen që i kanë dhënë gjatë një takimi me mërgatën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasanpapaj ka vlerësuar entuziazmin dhe përkrahjen e treguar nga shqiptarët që jetojnë e veprojnë në Zvicër, duke e cilësuar këtë si një emocion të veçantë dhe të paharrueshëm.

“Sot nuk ishte vetëm një takim fushate. Ishte dëshmi e dashurisë për atdheun, e forcës së bashkimit dhe e besimit se së bashku mund ta bëjmë Kosovën më të fortë”, ka shkruar ai.

Sipas Hasanpapajt, përqafimet, brohoritjet dhe mikpritja e ngrohtë e mërgatës dëshmuan lidhjen e fortë që shqiptarët jashtë vendit vazhdojnë ta kenë me Kosovën, pavarësisht distancës.

Ai ka theksuar se mbështetja e bashkatdhetarëve në diasporë përfaqëson energji, shpresë dhe krenari kombëtare, duke shtuar se zemra e Kosovës rreh fuqishëm edhe në Zvicër.