Fondi Sovran: Vendim i stërzgjatur, dyshime në jetësim (VIDEO)

Për më dy vjet e gjysmë qëndron në sirtarët e gjykatës më të lartë në vend.

Kushtetuesja ka mbi 877 ditë që e ka në shqyrtim ligjin për Fondin Sovran të dërguar aty nga opozita e asaj kohe, nën arsyetimin se cenon ekonominë e tregut të lirë.

Pse akoma nuk është marrë një vendim nga fundi i 2023, një ish-gjyqtar beson se arsye janë lëndët që u dorëzuan aty për krizën politike.

Më shumë se vonesa në trajtim, Oda Ekonomike Amerikane ka hezitime për jetësimin e këtij koncepti.

Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane, thotë: “Mendojmë që nuk duhet të ekzistonte një fond i tillë se në rend të parë po bëhet thjeshtë për të ndihmuar ndërmarrjet publike. Madhësia e fondit, si e tillë, është goxha e kufizuar, por ajo që është më e rëndësishmja është edhe burimet e mbushjes nga vetë fjala sovrani”.

Fondi Sovran synonte të menaxhonte ndërmarrjet publike, përfshirë Trepçën, KEK-un, Postën e Telekomin e të tjera.

Ndiqeni kronikën në vijim për detaje: