Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me ish-presidenten Vjosa Osmani, kanë takuar qytetarët e Podgurit.
Abdixhiku, ka shkruar se ata kanë ndjerë ‘’fuqinë e besimit që po rritet gjithandej’’ në takimin me banorët atje.
‘’Në Podgur
Mes banorëve të kësaj treve të jashtëzakonshme, mes mbështetjes së madhe që po na jepet çdo ditë, ndjemë edhe njëherë fuqinë e besimit që po rritet gjithandej.
Faleminderit për pritjen e ngrohtë, mbështetjen e madhe dhe energjinë e jashtëzakonshme’’, ka shkruar Abdixhiku.









