Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj hedhjes së mbeturinave vëllimore në hapësira publike, duke theksuar se ndëshkimet për shkelësit janë të menjëhershme dhe pa tolerim.
Në një njoftim publik, kompania ka bërë të ditur se gjobat për ndotësit arrijnë deri në 500 euro dhe se tashmë janë shqiptuar disa gjoba gjatë ditëve të fundit.
“Kështu duket GJOBA 500 EURO për ata që hedhin mbeturina vëllimore në hapësira publike. Andaj, KUJDES, sepse nuk ka TOLERIM, veç gjobë. 4 persona janë gjobitë të enjten, e shumë të tjerë të premten.”
Tutje, “Pastrimi” ka bërë thirrje që qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar rastet e ndotjes në hapësira publike, madje duke kërkuar edhe dëshmi vizuale.
“Na dërgoni fotografi e video të personave duke hedhë mbeturina në hapësira publike, ne i dërgojmë në inspektoriat e polici, patjetër që i publikojmë.”








