22 vjet pas titullit të fundit, Arsenal më në fund e ka thyer mallkimin dhe e ka rifituar Premier League. Por, sezoni i “Topçinjve” nuk ka mbaruar ende, pas tetë ditësh ata do të përballen me PSG në finalen e Champions League.
Bukayo Saka, i cili u rrit në Akademinë e klubit anglez dhe tani është një figurë kyçe në ekipin e Mikel Arteta, foli për situatën. “Është një ndjenjë e jashtëzakonshme, e vështirë për t’u shpjeguar sepse kam qenë në këtë klub gjithë jetën time. Ky ekip më ka dhënë gjithçka dhe jam rritur në një burrë këtu“, tha 24-vjeçari.
Ai u përqendrua gjithashtu te goli i tij në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales kundër Atlético Madrid: “E kam parë atë gol disa herë, por mbi të gjitha pashë festimin. Të festosh në këtë stadium do të thotë gjithçka për mua”.
“Atmosfera na bëri të fitonim para se të fillonim.”Jam i sigurt se tifozët në Budapest do të jenë të pabesueshëm”, deklaroi Saka.
“Vetëm ne e dimë se çfarë kemi kaluar, forcën që kemi vënë, karakterin e të gjithë ekipit dhe stafit, sa shumë kemi punuar. Është gjithçka fantastike. Kjo është arsyeja pse do të thotë kaq shumë për ne“, tha Bukayo Saka.
The post Saka: Vetëm ne e dimë sa gjëra kanë ndodhur për të ardhur këtu, kam gjithë jetën që e pres këtë moment appeared first on Telesport.









