Kriza e Juventusit vazhdon të shkaktojë debat edhe mes ish-legjendave bardhezi. Alessio Tacchinardi, në një intervistë për “Tuttosport”, kërkoi që John Elkann të përfshijë Del Piero në projektin e ri të klubit. “Isha i zhgënjyer pas Veronës, më pas ndaj Lecce pashë pak gjallëri. Ndërsa kundër Fiorentinës nuk pashë asgjë. Juventusi u shemb pikërisht në momentin vendimtar të sezonit”, – deklaroi Tacchinardi.
Ish-mesfushori e ka të vështirë të shpjegojë rënien psikologjike të skuadrës: “E imagjinoj trajnerin duke iu folur vazhdimisht lojtarëve për rëndësinë e ndeshjes, mes stërvitjeve dhe videove. Megjithatë, nuk shërbeu”. Ai kujtoi edhe deklaratat e Thiago Motta, i cili muaj më parë kishte folur për “turp” dhe kishte kërkuar falje.
Sipas Tacchinardit, problemi kryesor është humbja e identitetit të klubit: “Këto dinamika të Juventusit nuk janë transmetuar më. I vetmi që e bëri vërtet këtë ishte Antonio Conte”. Në fund, ai shtoi: “Alex Del Piero është i vetmi që mund ta ndryshojë fatin e Juventusit. Nuk e di në çfarë roli, por nëse do të fliste ai me disa lojtarë, sjellja e tyre do të ndryshonte. Ashtu si Paolo Maldini te Milani, ai do të sillte adrenalinë, entuziazëm dhe ndjenjë përkatësie”.
The post Tacchinardi thërret Del Pieron: Është i vetmi që mund t’ia rikthejë identitetin Juventusit appeared first on Telesport.









