Gyokeres: Fitimi i Premier League në vitin e parë ishte diçka speciale. 21 gola? Për këtë jam këtu

Viktor Gyökeres, sulmuesi i Arsenalit, dha një intervistë për “Sky Sport”, pas triumfit historik në Premier League me “Topçinjtë”. “Ta fitosh titullin kampion në Angli është ndjesi e jashtëzakonshme. Ta fitoj Premier League në vitin tim të parë këtu është diçka vërtet speciale”, – deklaroi suedezi.

Për 21 golat e shënuar këtë sezon, Gyokeres u shpreh: “Të shënoj është puna ime, jam këtu për të realizuar gola. Për mua kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Sulmuesi foli edhe për Mikel Arteta: “Trajneri më ka përfshirë shumë në lojën e skuadrës dhe është përpjekur të nxjerrë më të mirën nga unë. Gjithashtu, më ka ndihmuar të përshtatem me lojën e bashkëlojtarëve”.

Ndërsa për festimin e tij karakteristik, shtoi: “Tifozëve iu pëlqen shumë, tashmë e njihni mirë. Shpresoj ta bëj edhe herë të tjera”.

The post Gyokeres: Fitimi i Premier League në vitin e parë ishte diçka speciale. 21 gola? Për këtë jam këtu appeared first on Telesport.