Një i arrestuar për rastin e vdekjes së punëtorit në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në lidhje me rastin e vdekjes së një punëtori në vendin e tij të punës në Vushtrri.

Sipas njoftimit, pesë persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa një i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Viktima, 31-vjeçar, kishte humbur jetën pasi kishte rënë nga kati i tretë i një objekti në ndërtim në Vushtrri.

Ai ishte dërguar me autoambulancë në repartin e emergjencës në spitalin e qytetit në Vushtrri, mirëpo nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të pësuara ndërsa vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar.