Mallorca drejt Segunda Divizion, nis gara dyshe për transferimin e Muriqit

Pavarësisht se në aspektin personal ka pasur sezonin më të mirë në karrierë me 21 gola të shënuar, duke qëndruar vetëm pas Kylian Mbappe në La Liga, Vedat Muriqi pritet të largohet nga Mallorca, duke qenë se klubi i tij sipas të gjitha gjasave do të luajë në Segunda Divizion sezonin e ri.

Mallorca-s i duhet një mrekulli e vërtetë në javën e fundit për të shpëtuar, gjë që duket e vështirë të ndodhë realisht, duke ditur se ka nevojë për disa kombinime rezultatetsh të ndeshjeve të tjera. Në këtë situatë, largimi i Muriqit nga Mallorca është i sigurt.

Për sulmuesin dardan ka interes të madh në Superligën turke, ku ka nisur që tani beteja mes dy klubeve kryesore: Galatasaray dhe Fenerbahce. Muriqi ka qenë pjesë e Fenerbahce për një sezon, ku shënoi 17 gola dhe dha 7 asiste në 36 ndeshje.

Në anën tjetër, Galatasaray e shikon sulmuesin dardan si një mundësi të mirë për të forcuar sulmin, për shkak të përvojës së tij dhe aftësisë për të shënuar gola. Një plus i madh është fakti që Muriqi e njeh më së miri Superligën turke pasi ka luajtur me disa ekipe dhe nuk ka nevojë për kohë për t’u përshtatur.

The post Mallorca drejt Segunda Divizion, nis gara dyshe për transferimin e Muriqit appeared first on Telesport.