Mourinho nuk është i kënaqur me sulmin aktual të Real Madridit, kërkon një sulmues të frikshëm. Oferta e parë 80 milionë euro

Edhe pse nuk e ka marrë ende zyrtarisht detyrën e trajnerit, Jose Mourinho ka filluar që tani me kërkesat e para. Sipas Fichajes, trajneri portugez nuk është i kënaqur me sulmin aktual të Real Madridit dhe ka kërkuar një përforcim “big” për këtë repart.

Sipas raportimit në fjalë, “The Special One” ka kërkuar transferimin e Harry Kane, i cili pavarësisht moshës vazhdon të jetë një nga qendërsulmuesit më të mirë në botë. Këtë sezon anglezi ka shënaur 58 gola me Bayern Munich. Mourinho e njeh mjaft mirë Kane që nga koha kur ishin të dy te Tottenham. Trajneri portugez e sheh anglezin si profilin ideal për të krijuar një sulmt të frikshëm bashkë me Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe. Ideja e parë është që braziliani dhe francezi do të luajnë në krahë, anglezi në qendër.

Oferta e parë e Real Madridit në drejtim të Bayern pritet të jetë 80 milionë euro. Kontrata e Kane me klubin bavarez skadon në vitin 2027, megjithatë drejtuesit e Bayernit janë duke punuar që tnai për një rinovim të ri. Interesi i një klubi si Real Madrid mund të ndryshojë situatën dhe të prishë planet e Bayern.

The post Mourinho nuk është i kënaqur me sulmin aktual të Real Madridit, kërkon një sulmues të frikshëm. Oferta e parë 80 milionë euro appeared first on Telesport.